Maurizio Sarri mund t’i rikthehet sërish trajningut. Sipas TuttoSport, Sarri është kandidat për të marrë drejtimin e Fiorentinës. Ish-trajneri i Chelseat është i papunë që pas largimit nga Juventusi, ku vendin ia zuri Andrea Pirlo.
Drejtuesit e Fiorentinës duken të gatshëm t’ia besojnë skuadrën Sarrit, për të zëvendësuar Giuseppe Lachini. Sarri gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me skuadrën e Romës, por verdhekuqtë vazhduan me Fonescën. Tashmë nënshkrimi i Sarrit duket i sigurt te vjollcët dhe shumë shpejt trajneri i njohur do veshë sërish tutat për t'iu rikthyer futbollit.