Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Giguain, prej kohësh është në qendër të kritikave për mungesën e golit. Megjithatë, ky moment i vështirë duket se ka kaluar, pasi së fundmi, ai ka gjetur golin e parë me Inter Miamin në Mayor League Soccer.
Higuain u transferua gjatë verës te Inter Miami pas prishjes konsensuale të kontratës me Juventusin. Megjithatë, fillimi i tij me klubin nën pronësi të David Beckham nuk ishte më i mirë dhe Higuain u kritikua për formën e tij.
Por, tani ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Chelseat ka heshtur kritikët me golin e tij të parë te Inter Miami. Argjentinasi shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 81-të të ndeshjes. Ky gol i siguroi fitoren Inter Miamit ndaj New York Red Bulls me rezultat 2-1.