Koronavirusi nuk po kursen asnjë nga ekipet e Serisë A. Së fundmi, virusi famëkeq ka prekur edhe Interin, teksa është konfirmuar pozitiv te zikaltërit, mbrojtësi Alesandro Bastoni. Talenti zikaltër ishte i grumbulluar me ekipin e Italisë së 21-vjeçarëve, teksa pas testeve të kryera është zbuluar se është i infektuar me Koronavirus.
Menjëherë pas kësaj, lojtari është izoluar në shtëpi. N ë këtë situatë, lojtari duhet të qëndrojë në shtëpi, deri sa të zhduket virusi, teksa rrezikon të mos luajë në ndeshjen derbi ndaj Milanit, e cila është pas pushimit të kombëtareve.