Lajme të mira për Milanin në kuadër të derbit kundër Interit. Dy sulmuesit kryesorë të kuqezinjeve, Ante Rebbic dhe Zlatan Ibrahimovic do të jenë gati për këtë ndeshje. Kroati ka nisur të vrapojë dhe të bëjë ushtrime individuale me topin, teksa vendimtar do të jetë ekzaminimi i javës së ardhshme që do të verifikojë gjendjen e bërrylit të lojtarit.
Nga ana tjetër, dhe Ibra mund të rezervojë surpriza. Suedezi sot do t’i nënshtrohet testit të parë për Koronavirus dhe nëse del dy herë negativ, do të jetë gati për t’iu bashkuar shokëve në stërvitje brenda pak ditësh. Me ardhjen e tyre, trajneri Pioli do ketë luksin të ketë ekipin e plotë, pasi i është riktthyer edhe Romagnoli.