Nuk ngopet AGIKONS-i i Gentian Sulës, “kullufit” 1,3 miliardë për tulla e llaç tek ISUV

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.09.2020, 22:33

Shqipëria është vendi i paradokseve, ku asgjë nuk funksionon ashtu siç duhet, apo të paktën siç e ka ligji. Fatkeqësisht kudo është një rrumpallë e vërtetë. Për të ilustruar këtë nuk ka nevojë të përmendim asgjë tjetër veçse ankthin dhe pritjen e madhe që kanë thuajse gjithë shqiptarët kur dalin rezultatet e llotarisë amerikane. Pse? Sepse të gjithë duan të ikin një orë e më parë nga kaosi ku politikanët e të gjitha krahëve e kanë futur këtë vend. Por le të ndalemi tek paradoksi i rradhës. Keni dëgjuar ndonjëherë për Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe veterinare, shkurt ISUV? Nëse jo, le të ndalemi pak momente për t’ua sqaruar.

ISUV është në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe është përgjegjëse për hartimin e strategjive të gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe shpendëve. ISUV ka në varësi teknike 8 Laboratorë Rajonalë (LR), të cilët janë përgjegjës për gjurmimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve infektive e parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe në shpendë. Ndër të tjera ISUV përgjigjet për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore. Kohët e fundit nëpër media të ndryshme është ngritur shqetësimi se laboratorët e këtij institucioni, kryesisht në rrethe, por edhe në Tiranë, nuk janë në gjendje të bëjnë shumë analiza në lidhje me produktet te ndryshme, por mund të bëjnë vetëm disa analiza bazë, duke rrezikuar në këtë mënyrë sigurinë ushqimore.

Mirëpo në vend që shteti të investojë në përmirësimin e infrastrukturës së këtyre laboratorëve, rezulton se e ka mendjen të fusë para në xhepat e kompanisë AGIKONS dhe pronarit “de facto” të saj, Gentian Sula. Kompania në fjalë, nëse nuk ju kujtohet, është po e njëjta e cila fitoi tenderin e shumë diskutuar prej gati 1 miliardë lekësh për rikonstruksionin e Parkut Rinia në Tiranë, ku siç e panë të gjithë me shiun e parë që ra pak ditë pas inaugurimit, u përmbyt në mënyrë skandaloze. Me sa duket miliardat i ngjisin shumë kësaj kompanie dhe natyrisht shteti paska mjaft dëshirë t’i shpallë fitues tender pas tenderi. Kjo kompani rezulton se ka fituar pikërisht edhe tenderin me objekt “Rikonstruksion i godinës kryesore të ISUV”, me numër reference REF-66270-07-22-2020. Fondi limit i saj ka qenë 111,950,100 Lekë të reja pa TVSH, dhe fitues është shpallur kompania AGIKONS me vlerë të ofruar 111,391,207 lekë të reja pa TVSH ose gati 1,3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Një llogari e thjeshtë tregon se vlera e ofruar nga kompania AGIKONS është sa 99,5% e fondit limit, një tregues ky që hedh dyshime të forta se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar dhe se një pjesë e mirë e parave nuk është aspak çudi të përfundojnë në duar të gabuara.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit