Më tetë prill të vitit 2019, në "Rrugën e Kosovarëve", pranë Liqenit Artificial në kryeqytet, u "eliminua" ish-kryepolici i Vlorës. Familjarët e Artan Cukut, kanë paditur Policinë e Shtetit në Gjykatën Administrative. Ata kërkojnë dëmshpërblim monetar edhe moral. "Eliminimi" i tij dyshohet se është porositur nga Bledar Jambelli për shkak se Cuku e kishte arrestuar në kohën kur mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Për "eliminimin" e Artan Cukut, është në qeli Mikel Shallari, ndërsa është ende në kërkim i akuzuari si bashkëpunëtor, Kristian Leci. Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci janë arrestuar në Greqi, por më pas u liruan nga Gjykata e lartë greke. Ndërkohë ekstradimi i tyre për në Shqipëri është refuzuar, me pretekstin se atyre u rrezikohet jeta.