Ushtria e Armenisë i ka akuzuar forcat e Azerbajxhanit se kanë lançuar ofensivë madhore, me tanke, artileri të rëndë dhe helikopterë luftarakë. Ndërkohë ushtria e Azerbajxhanit në reagimin e saj thotë se forcat e vijës së parë të saj ishin “sulmuar nga zjarri intensiv” gjatë natës dhe se është dashur të ndërmerren “masa urgjente” nga ushtria. Më pas Azerbajxhani dhe Armenia u përballën ushtarakisht në rajonin e Nagorno Karabakh-ut. Turqia mbështet Azerbajxhanin përsa i përket konfliktit më të ri në Kaukaz duke kërcënuar madje Armeninë.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan ka hedhur akuza të forta ndaj Armenisë pas luftës që ka nisur me Azerbajxhanin. Në fjalën e tij të mbajtur në Stamboll tha se ka ardhur koha e dhënies së llogarisë nga Armenia, duke theksuar se armënet duhet të tërhiqen nga zona e pushtuar e Nagorno Karabakh-ut, i cii është territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Ai thotë:
Burimi: Barrons| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA