Mediat serbe ironizojnë me shqiptarët/ “Frikohen se Serbia do të gëlltitë Kosovën dhe Shqipërinë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2020, 15:06

"Vuçiç rilindë Mbretërinë e Dushanit" dhe "Serbia do të gëlltitë Kosovën dhe Shqipërinë". Janë tituj plot nacionalizëm të mediave pro presidentit serb- Aleksandar Vuçiç. Shkrime që deklaratat e boshnjakëve dhe shqiptarëve i vlerësojnë si frikacake dhe si argument për t'iu vardisur presidentit serb Vuçiç, kinse për fuqinë që e krijuaka. Titulli i parë është pjesë e ballinës nga e përditshmja "Telegraf", ndërkaq titulli i dytë ka zënë vend në të përditshmen "Alo", raporton JOQ Albania.

Shkrimi i parë është mbështetur në deklaratat e ish ambasadorit boshnjak në Moskë, Enver Haliloviç, njëherit edhe profesor i filozofisë politike. Ai këto deklarata i ka dhënë për një media malazeze. Sipas Haliloviç, synimi i presidentit serb Vuçiç ështe që prap në këto territore të ketë luftë. Në produktin tjetër me titull tendencioz media serbe "Alo" ka ironizuar me shqiptarët dhe frikën se "po i hanë Serbia". "Dëshpërim dhe zemërim. Shqiptarët kanë kuptuar se nuk do të kenë mënyrë për t'u mbrojtur nga dominimi i ekonomisë serbe", thuhet mes tjerash në shkrim. Konkluzionet kjo media i sjell duke u bazuar në deklaratat e fundit të ish kryeministrit Albin Kurti i cili marrëveshjën e fundit mes Serbisë dhe Kosovës e cilëson si marrëveshje e cila do të krijojë "Jugosllavinë e katërt".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit