JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Merr fund propaganda e Manastirliut/ Nënë Elefteria braktiset sërish, rrëqethës rënkimi i saj mes rrugës
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/09/2020 15:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rasti i nënë Elefterisë në Piqerasi është pa dyshim nga më të rëndët. Ajo prej vitesh jeton në rrugë në skamje dhe mjerim total. Ndërkohë pak ditë më parë ajo u bë objekt i propagandës së qeverisë. Vëmendja ndaj saj u kthye në momentin kur disa aktivistë e bënë publik rastin në rrjetet sociale. Ajo u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për një operacion, madje u vizitua edhe nga vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Nga kjo e fundit nuk munguan premtimet se nënë Elefterisë do t’i mbaronin hallet dhe problemet dhe se do të jetonte në paqe.

Manastirliu shkruante:

Pasi u ndihmua nga strukturat tona të shërbimit socio-shëndetësor në Sarandë, nënë Elefteria, e moshuara e braktisur nga familja, është trajtuar me kujdes nga ekipi i mjekëve të spitalit të Traumës. Gjithçka ka shkuar mirë dhe operacioni është realizuar me sukses. Nënë Elefteria është në fazën e rekuperimit dhe më gëzuan pa masë fjalët e saj për stafin e përkushtuar që i shpëtoi jetën. Sapo të jetë gati të lërë spitalin, do të kujdesemi për një strehë të sigurt për të moshuarën e vetmuar.

Mirëpo nënë Elefteria është braktisur sërish, dhe është parë prapë në mes të rrugës në Piqeras duke rënkuar, ndërsa rrezikon jetën nga makinat që kalojnë në këtë aks.