JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lidhur për shtylle, zbulohet ‘grupi’ që mbante peng dy shqiptarët
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/09/2020 14:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grup 'tregtarësh malli' mbajti të mbyllur dhe të lidhur me zinxhirë dy burra me origjinë shqiptare në një zonë të fshehur urbane në Náquera Valencia. Lajmi u bë me dije nga njëri prej tyre, i cili arriti të lirohej të shtunën e kaluar pas katër ditësh rrëmbimi. Banda i akuzoi ata se kishin vjedhur një sasi të madhe 'malli' që ata e rritën dhe e fshehën në vendin ku mbaheshin. Sipas gazetës spanjolle El Mundo, njëri nga burrat arriti të thyejë zinxhirët me të cilët ishte lidhur dhe u arratis për të kërkuar ndihmë.

Një fqinj e gjeti atë të lënduar dhe njoftoi forcat e sigurisë. Garda Civile dhe autoritetet morën në pyetje burrin, i cili i paralajmëroi ata se shoku i tij ishte ende peng dhe i çoi në vendin ku ai ishte. Në këqyrjen e ambienteve u gjet 'mall' si dhe enë për kultivimin e tij. Të dy të lëshuarit janë marrë në pyetje për të përcaktuar marrëdhëniet e tyre me grupin e 'mallit'.

Burimi: elmundo.es|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania