JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Infektohet me Covid shefja e Epidemiologjisë Silva Bino
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/09/2020 13:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik është infektuar me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se Bino është shtruar prej disa ditësh në spitalin e Infektivit, ndërsa gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme. Rikujtojmë se në këtë luftë me koronavirusin, janë prekur edhe mjekë e infermierë, të cilët janë në vijën e parë të frontit. Ditën e djeshme u regjistruan 106 raste me koronavirus, ndërsa humbën jetën 2 persona.