Lajmi për humbjen e jetës në mënyrë tragjike të 10-vjeçarit shqiptar në Itali u përhap në mbarë vendin. Familja Kazazi është me origjinë nga Shqipëria, por ka jetuar në Itali për më shumë se njëzet vjet në Petritoli. Kristiani dallohej për rezultate të mira në shkollë dhe ishte gjithmonë i qeshur dhe i dashur me të gjithë. “Një tragjedi e tmerrshme. Nuk ka fjalë për të komentuar vdekjen e një fëmije që i gjithë komuniteti e njeh dhe e do”- tha Luca Pezzani, kryetari i Petritoli, i cili pasi mori vesh lajmin shkoi menjëherë në morg për t'i qëndruar afër nënës së Kristianit.
Ai shtoi:
Shumë njerëz vizituan sallonin e varrimit në morgun e Fermos, i cili mbeti i hapur për të lejuar ceremoninë.
Nëna e një shoku të Kristianit tha:
Ai humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, teksa udhëtonte me babain për të shkuar tek një restorant ku punonte mamaja e tij gjatë fundjavës.
Burimi: ilrestodelcarlino.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania