JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Trajneri i Romës i kënaqur nga Kumbulla: Nuk është rastësi që portieri ynë bëri vetëm një pritje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/09/2020 12:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marash Kumbulla ka debutuar në mbrëmjen e djeshme me skuadrën e Romës ku u përball me Juventusin. Sfida u mbyll në barazim 2-2 dhe shqiptari ishte në një ditë të mirë. Paraqitja e tij ishte aq e mirë sa trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo, zëvendësoi edhe yllin e ri Kulusevski nga krahu ku ishte pozicionuar pasi nuk po lihej i qetë nga futbollisti shqiptar. Ndërkohë për trajnerin e Romës, Fonesca i pyetur për performancën e e Kumbullës, tekniku është shprehur me super lativa.

Fonesca tha:

Ne kemi vendosur sot tre mbrojtësa të rinj si Kumbulla, Ibanez dhe Mancini. Të tre këta janë me kualitete të mëdha. E treguan sot se janë të fortë në mbrojtje, pasi nuk është koeçidencë që portieri ynë Mirante ka bërë vetëm një pritje ndaj Juventusit".