Naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie, punonjëset femra të gatshme t’iu bashkohen

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.09.2020, 12:17

Pak pasi paralajmëruan se do të futeshin në grevë urie, naftëtarët e Ballshit e kanë bërë konkret këtë veprim. I pari që është futur në grevën e urisë ka qenë kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, të cilit iu bashkuan dhe 9 punonjës të tjerë. BW raporton se edhe punonjëset femra të kësaj rafinerie kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar grevës.

Ata u shprehën:

Greva e urisë do vijojë deri në zgjidhje. Kjo grevë është ekonomike. Të vijnë të plotësojnë kërkesat tona, në të kundërt le ta mbyllin rafinerinë. Kërkojmë mbrojtje nga deputetët e qarkut. Vetëm të vdekur dalim që ketu. Fëmijët tanë duan bukë.

Ndër të tjera Dautaj shtoi se kjo nuk është një grevë politike.

Ai tha:

Duke menduar se gjatë kësaj kohe të gjatë që naftëtarët janë në protestë që prej muajt janar jemi përpjekur me të gjitha forcat, me protesta, por indiferenca e tyre është tallëse. Ne i kemi dhënë opsionet tona; le të fillojë punë rafineria me njerëzit e duhur që mos të gjendemi në rrugë. Opsioni i dytë; le të mbyllet rafineria. Ne disponojmë vendimin e gjyqit, kërkojmë lekët, bukët e fëmijët. Nuk dimë se çfarë të kërkojmë më. S’ka rëndësi numri i protestuesve. Sikur një të rrijë në grevë urie, kauza qëndron. Cilido pronar të vijë, të dalë garant shteti. Ata po të kenë guximin dhe tagrin, le të vijnë mes naftëtarëve, të ofrojnë zgjidhje. Shoh se këtu ka mashtrim. Protesta e parë para portës së Rafinerisë, ishte paqësore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit