JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kërcënuan me mjet prerës 18-vjeçarin dhe i morën lekët, kapet njëri nga autorët
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/09/2020 11:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shtetas në Lushnjë është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi i kanë vjedhur një të riu 18-vjeçar një shumë lekësh, duke e kërcënuar me mjet prerës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë, si edhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë. Të dy këta shtetas, në lulishten e qytetit, nën kërcënimin e një mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç.