Një mjet tip Porsche është djegur gjatë natës në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Mësohet se mjeti luksoz mebtargat AA 007 i përket biznesmenit Elis Bahushi. Mjeti u shkrumbua totalisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses. Bahushi ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.