Mjerimi në Shqipëri/ Familja Preni në Krujë rrëfen natën e vështirë në çadër: Ishte një tmerr

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.09.2020, 01:45

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar ka lënë shumë pasoja materiale dhe njerëzore. Një nga zonat më të prekura është dhe fshati Mazhë e Madhe, njësia administrative Bubq, i cili sipas PD po përjeton ditë të vështira. Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ishte në familjen Preni, dhe pa nga afër gjendjen e vështirë me të cilën janë përballur me stuhinë e shiut gjatë këtyre 3 ditëve. Indrit dhe Desilda Preni kërkojnë që shtëpia t'u rindërtohet aty ku e kanë pasur, pasi nuk mund të largohen.

Bashkëbisedimi me ish deputeten:

Desilda Preni: Ne jemi familja Preni. Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj e ka përmendur ne televizor për…familjen tonë domethën që do të ikin të gjithë. Po unë nuk mund të iki nga vendi im sepse unë kam bagëti, kam vendin tim këtu dhe s’mund të lëviz domethën nga vendi im, nuk e shoh të drejtë këtë gjë. Nuk dua të merrem me llafe politike por e mira është që unë mos të lëviz nga vendi im këto dua unë. 10 muaj që jetoj në çadër edhe fëmijët janë në kushte të vështira normal që jetes e vështirë është këtu.

Orjola Pampuri: Si e kaluat mbrëmjen?

Desilda Preni: Shumë, shumë me frikë e kaluam mbrëmë që ishte një tmerr, domethënë gjithë ai shi, gjithë ajo situatë. Akoma s’ka ardhur dimri mirë jo kur të vijë i ftohti madh që është më e vështirë për neve.

Oriola Pampuri: Domethënë ju nuk kërkoni asgjë…

Desilda Preni: Asgjë nuk kërkoj.

Oriola Pampuri: Kërkoni që të rindërtohet shpia juaj këtu ku e keni?

Desilda Preni: Vetëm kërkoj nga shteti që shtëpia të rindërtohet këtu në vend tonë. Kaq duam. Asgjë tjetër!

Indrit Preni: Peticion kemi bërë, e kena çuar te Bashkia…

Oriola Pampuri: Për çfarë e keni bërë peticionin?

Indrit Preni: Peticionin e kemi bërë për të mos luajtur prej vendit këtu. Me na e bo shpinë këtu në vend.

Oriola Pampuri: Dhe cila ka qenë përgjigjja nga Bashkia që keni bërë peticionin?

Indrit Preni: S’ka, nuk na kanë kthy përgjigje fare. Përgjigje nuk na kanë kthy. Fjalë nuk duam fare, unë dua shpinë, por e du këtu në vend tem.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit