Aleksandër Vuçiç: Pa kompromis s’e njoh Kosovën, edhe sikur të më godasin me çekiç kokës!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.09.2020, 21:20

Teksa çështja e Kosovës ka qenë në fokus të diskutimeve ditët e fundit, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm për të diskutuar çdo lloj kompromisi. Ndërkohë ka shtuuar se për të kërcyer tango duhen dy persona.

Ai u shpreh:

Jemi gati për bisedime dhe për zgjidhje të vështira, sepse nuk ka zgjidhje të lehta. Ndryshe prej tyre, unë s’mund të luaj me lojën e hedhjes së fajit. Në Prishtinë duhet ta kuptojnë se vetëm kompromisi është zgjidhje ndryshe edhe sikur të marrin një çekiç dhe të më godasin në kokë, nuk do të ketë njohje të pavarësisë me forcë.

Ndërsa u pyet se kush e ka propozuar idenë për të emërtuar Liqenin e Ujmanit me emrin e presidentit amerikan, Donald Trump ai tha se kjo ka ardhur nga serbët e Kosovës.

Ai shtoi:

Qytetarët tanë në Kosovë e duan Trump. Si ka mundësi që askush nuk e kupton këtë, ata kanë kaluar periudhën më të keqe gjatë administratës së kaluar. Çfarë mendoni se do të ulemi në gjunjë para atyre që na kanë bombarduar? S’do ta bëjmë dhe nuk më vjen turp ta them këtë.

Burimi: b92.net|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit