Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Petritoli, Fermano në Itali. Një fëmijë shqiptar vetëm 10 vjeç ka humbur jetën, teksa ishte në makinë me babain e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Fermos. Tragjedia ndodhi pak para mesnatës së djeshme. Babai, një 40-vjeçar me banim në Itali për shumë vite, po udhëtonte me një makinë tip “Fiat Panda”, por për shkaqe që ende nuk bëhen të ditura, ka humbur kontrollin e mjetit, i cili përfundoi duke u përplasur në një mur dhe më pas u përmbys. Si pasojë e përplasjes fëmija doli nga makina dhe humbi jetën, ndërsa babai mbeti i bllokuar brenda makinës.
Burimi: tvcentromarche.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania