Altin Goxhaj: “Në Shqipëri duhet një gjyq për krime lufte si ai i Nurembergut”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.09.2020, 19:00

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar sërish në lidhje me situatën në zonën e Astirit dhe dëmshpërblimeve nga ana e qeverisë. Ai ka shkuar në terren dhe ka matur me metër një pjesë dukë argumentuar vendimin arbitrar të qeverisë për prishjen e një objekti që ishte jashtë projektplanit të ndërtimit të rrugës. Sipas tij qeveria po abuzon, ndërsa funksionimi i demokracisë në vend po çedon. Goxhaj ka theksuar se duhet një gjyq si ai i Nurembergut për të ndëshkuar të gjithë politikanët dhe të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Fax News Goxhaj u shpreh:

Kjo skemë që ata kanë bërë, për ta bërë Shqipërinë një makinë mishi gjigande që grin pasurinë e shqiptarëve, është për t'i bërë shqiptarët që të mos jetojnë në këtë vend. Të gjitha këto prova që kanë të bëjnë me shkatërrimin ekonomik, dhe rrënimin e qëllimt ekonomik, ka në axhendë shpopullimin e Shqipërisë. Ky quhet krim kundër njerëzimit, krim që e parashikon kodi penal, koventat ndërkombëtare që Shqipëria i ka nënshkruar, si dhe një krim që e parashikon dhe Kushtetuta e Shqipërisë. Pikërisht nëse duam që ne t’i ndëshkojmë këta duhet të bëjmë një gjyq si ai i Nurembergut, jo vetëm për politikanët por për të gjithë ata që futën duart tek pasuritë e shqiptarëve. Pra duhet një gjyq për krime kundër njerëzimit, si ai Nurembergut, por që të bëhet ky gjyq nevojitet një gjykatë dhe një prokurori. Si gjykatën dhe prokurorinë e ka Sorosi, domethënë e kanë këtë. Ne kemi të akuzuarin kryesor Xhorxh Soros i cili me bandën e tij në Shqipëri ka kapur gjykatat dhe prokurorinë, ndaj zgjidhja është zhbërja me anën e një Kushtetute të re. Zhbërja e Kushtetutës së Sorosit bëhet me anën e një referendumi ku të vendosë populli. Kushtetuta e re bën nul vendimet e Kushtetutës së mëparshme dhe në këtë mënyrë ndodh zhbërja dhe ndëshkimi i këtyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit