Milani luan pas pak Crotones në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit italian, Serie A.Kuqezinjtë e nisën me fitore sezonin 2020/2021 dhe shpresojnë të vazhdojnë kështu edhe në sfidën e radhës. Crotone e ka humbur takimin e parë, prandaj do të përpiqet të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje. Trajnerët e skuadrave, Giovanni Stroppa dhe Stefano Pioli, kanë publikuar formacionet që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë. Te Milani mungon Ibrahimovic, ndërsa titullarë luajnë për herë të parë dy goditjet e merkatos, Tonali dhe Diaz.
Ja formacionet zyrtare:
Crotone: Cordaz; Magallan, Marrone, Golemic; Pedro Pereira, Zanellato, Cigarini, Messias, Molina; Simy, Dragus.
Milani: G Donnarumma; Calabria, Gabbia, Kjaer, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Brahim Diaz, Calhanoglu, Saelemaekers; Rebic