Gareth Bale është futbollisti i ri i Tottenhamit. Së fundmi ai është prezantuar në Londër dhe ka folur për largimin nga Real Madridi dhe rikthimin tek "Spurs". Uellsiani u huazua për një vit nga madrilenët për tu rikthyer sërish në Premier Ligë. Bale ka dhënë një intervistë për “Sky Sport” ku nuk ka nguruar të thumbojë Realin.
Uellsiani tha:
Jam i lumtur të jem sërish këtu, tek një klub që e dua me gjithë zemrën time. Kam shumë kujtime të bukura këtu dhe ndjehem shumë i lumtur. Unë thjesht dua ta shijoj futbollin. Në Madrid vuajta për pak kohë dhe besoj se të gjithë e panë. Kur nuk je i lumtur është e vështirë të luash në nivele të larta. Unë jam shumë i qetë. Mundohem ta mbaj veten larg mediave. Ndoshta kjo nuk i ka pëlqyer atyre”.