JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Seria A nuk gjen qetësi, një tjetër futbollist infektohet me koronavirus
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/09/2020 14:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Seria A nuk po gjen qetësi nga rastet pozitive me koronavirus. Lasse Schone është bërë lojtari i radhës te skuadra e Genoas që rezulton pozitiv për COVID-19. Skuadra kuqeblu e ka përjashtuar atë nga udhëtimi i mbrëmjes së sotme në Napoli në Serie A. Genoa fillimisht kishte humbur portierin Mattia Perin, i cili u konfirmua me virusin dje, ndërsa tani, një raund i dytë i testeve konfirmoi se Schone gjithashtu rezultoi pozitiv dhe ai nuk ka udhëtuar në ‘San Paolo’. Sidoqoftë, pjesa tjetër e skuadrës doli negativ dhe kanë udhëtuar normalisht. Genoa qëndroi mbrëmë në një hotel për t’u siguruar se nuk do të ketë lojtarë tjerë të infektuar.