Që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në gjithë botën, edhe vendi ynë nuk ngeli pa u përballur me humbjet e jetës, infektimet dhe masat kufizuese. Qeveria Rama vuri menjëherë në zbatim ligjin për mbylljen e bar-kafeve, restoranteve, madje dhe pishinave. Më pas i hapi prap, por jo në vendet e mbyllura. Ndërsa sot, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen e bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura në datën 1 tetor. Respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik.