I riu nga Peja, Taulant Nikçi 26 vjeçar, është ndarë papritmas nga jeta pas një sulmi në zemër gjatë një loje basketbolli. Vdekja e Taultantit ka tronditur te afërmit e tij. Familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët e kanë cilësuar të riun si djalë të veçantë me sjellje e kulturë të lartë. Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i tij bëhet sot në varrezat e qytetit.