Në Maqedoninë e Veriut sërish është aktualizuar ndërtimi i hekurudhës për në Shqipëri. Qeveria ka obliguar ministrinë e Financave që të sigurojë 500 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore Kërçovë- Strugë. Hekurudha do të jetë 63 km, duhet të kalojë përmes një tuneli në malin Jabllanica, direkt në qytetin e Prrenjasit. Megjithatë, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, nuk ka treguar se kur dhe sa kohe duhet për të ndërtuar infrastrukturën hekurudhore që lidhë RMV dhe Shqipërinë. “Nuk mund të kemi afat konkret sepse projekti nuk ka filluar, kur të fillojë projekti sigurisht që do të kemi afate. Unë dua të jem preciz, mund të flas për data dhe afate, por nuk dua të manipuloj me afate, sepse duhet ta mbajmë fjalën”-tha Boçvarski, duke kujtuar opinioni se infrastruktura në anën e Shqipërisë, gjithashtu duhet të rindërtohet.