Një mot shumë i çuditshëm ky i vitit 2020 në të gjithë Europën. Sidomos gjatë stinës së vjeshtës. Në fillim me nxehtësi anormale dhe pastaj me të gjitha menjëherë, rënie e shpejtë e temperaturave, erë bore dhe zjarre. Në Itali erërat arrijnë shpejtësinë 140 km/orë, valët e stuhisë nga perëndimi dhe lindja janë alarmante. Moti i keq, me rreshje dhe stuhi, do të jetë protagonist edhe në ditët e ardhshme.
Kjo vjeshtë do të mbahet mend edhe për një tjetër veçanti, se ishte me borë dhe zjarre si në Greqi. Ndërkohë në Europën Veriore, i ftohti që ka zbritur nga Greonlandë, ka hedhur borë aty ku nuk binte që prej vitit 2007, në 1300 m lartësi mbi Alpet Franceze por edhe në Austri, deri në 50 cm trashësi. Një skenar që më shumë i ngjan dhjetorit se fundit të shtatorit.
Burimi: Accuweather| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA