Nga negociatat deri te eleminimi, eksperti shpjegon rregullat e forcave RENEA

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.09.2020, 11:58

RENEA njihen si forcat më elitare policore të Shqipërisë. Dhe nje nga grupet me pergatitjen me të larë fizike dhe ushtarake. Ngjarja e së enjtes ku RENEA ekzekutoi 71-vjeçarin Lefter Zhidro që hapi zjarr ndaj policisë, tronditi të gjithë vendin. RENEA tentoi përmes negocimit që të bindte të moshuarin që të dorëzohej, por thirrjeve ai iu përgjigj me zjarr dhe fundi ishte fatal. Por si funksionon reparti RENEA në një situatë të tillë dhe kush janë hapat që ndiqen? Emri Vata, ekspert sigurie, shpjegoi të gjitha hapat dhe atë që ndodh në prapaskenë me efektivët e RENEA-s. Megjithatë, përtej asaj që pamë në ekran, Vata u shpreh se SHÇBA-ja kryen hetim për të analizuar punën e strukturave vendore të policisë nëse mund të ishte parandaluar ngjarja.

Vata shpjegon:

E para, RENEA thirret nga policia lokale kur ka rrezikshmëri të lartë shoqërore si në rastin e 71-vjeçarit. Ai rast ishte rrezik për banorët. Kur mbërrin RENEA organizon dhe siguron perimetrin për të mos pasur viktima. Më pas bëhet paralajmërimi. Reparti i RENEA-s ka grup negociatorësh, që kanë formim policor bazë, psikologjik, bëjnë të gjitha trajnimet që i duhen një negociatori. Policinë shqiptare e kanë ndihmuar shumë edhe policitë partnere. RENEA është një nga sukseset e policisë së shtetit. Të gjitha garancitë humane, negociatori është një person që edhe pyetjet i ka standarde, është tepër i specializuar për atë punë dhe gjithë problemi që bëhet, dhe puna e tij është për të ruajtur një jetë njeriu. Veprimet e policisë kanë qenë të kujdesshme, megjithëse se do të analizohen që kur është evidentuar, a ka pasur dijeni drejtoria vendore. Ngjarja mund të parandalohej në vijimësi nga momenti kur ka ndodhur ngjarja, ato 5 orë policia ka meritën e saj. Kjo ngjarje mund të ndodhë kurdo dhe në çdo vend sepse ka njerëz me probleme mendore, për arsye depresive, mund të ndodhë si ngjarje. Por në rastin konkret, nëse personi ka qenë më parë i rrezikshëm, ka qenë shoqëruar disa herë në polici, ka qenë i evidentuar për dhunën e tij, atëherë policia vendore duhet të kishte marrë masa më parë që të mos precipitonte kjo situatë që ndodhi dje.

I pyetur se kush e përcakton se negociatat dështojnë dhe duhet ndërhyrë, ai tha “Ligji është i qartë. Në momentin që ka shkëmbim zjarri, e fundit është neutralizimi”. Urdhri për neutralizimin, merret brenda strukturave të policisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit