Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme, në orën 10:54, në Tiranë në bulevardin "Gjergj Fishta". Një automjet ka përplasur një 10-vjeçare. 10-vjeçarja momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton situatën.