JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ekskluzive/ Oligarku FUSHA “kullufit” dhe Piramidën, fut 12 milionë euro në xhep
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26/09/2020 20:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zonja dhe zotërinj, mirë se vini! Ju paraqesim një ndër oligarkët më të mëdhenj të punëve publikë në vend, sidomos në bashkinë Tiranë. Bëhet fjalë për Shkëlqim Fushën, administrator dhe pronar i firmës “FUSHA“ SH.P.K.

Firma dhe zotëria në fjalë kanë fituar në 6 vitet e fundit, jo pak por shifrën marramendëse prej rreth 91 milionë euro. Duket se “FUSHA” shpk fiton kudo dhe “gllabëron” gjithçka. Nuk dihet se çfarë lidhje kaq të fortë ka kjo kompani më Rilindjen, e sidomos me Erion Veliaj-n, që duket se po i jep thuajse llokmën më të madhe të punëve publike në kryeqytet.

E si të mos mjaftonin milionat e eurove që ka përfitur deri më sot, sipas burimeve për JOQ Albania, “FUSHA” sh.p.k ka fituar gjithashtu edhe tenderin për rijetësimin e Piramidës në Tiranë. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një shumë rreth 12 milionë euro ose rreth 1,500,000,000 lekë të reja me TVSH.

Procedura në fjalë mban numrin e referencës REF-67456-07-30-2020 dhe ka fond limit 1,694,847,651.25 lekë të reja pa TVSH. Tenderi është hapur në datë 03.08.2020 dhe është mbyllur në datë 09.09.2020. Zyrtarisht fituesi nuk është shpallur ende dhe gjithashtu as nuk është publikuar në faqet përkatëse të prokurimeve. Por sipas burimeve pranë JOQ, tashmë gjithçka është e kryer. Duket se Shkëlqim Fusha është shndëruar në një kuçedër të vërtetë të fondeve publike. Hallall plako!