Si vidhet populli/ Dy muaj më parë prishën Ministrinë e Drejtësisë, tani bëjnë tender 150 milionë  për ta rindërtuar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.09.2020, 19:25

Skandal, a çudira shqiptare. Quajeni si të doni. Në të dyja rastet ka vlerë dhe kuptim. Është me të vërtetë e paimagjinueshme se si populli mund të vidhet kaq hapur nga politikanët. Të gjithë banorët e Tiranës dhe jo vetëm, të cilëve u ka rënë rasti të kalojnë në Bulevardin “Zogu i Parë” në dy muajt e fundit, u ka zënë syri me tmerr se si fasada e Ministrisë së Drejtësisë u prish nga Erion Veliaj për shkak të rregullimit të këtij bulevardi.

Ndonëse bëhej fjalë për heqjen e pllakave të bulevardit dhe zëvendësimin e tyre me asfalt, në mënyrë mjaft të çuditshme firma që po bën punimet, prishi edhe fasadën e kësaj ministrie. Të gjithë ata që kanë kaluar në atë zonë te Tiranës e mbajnë mend mjaft mirë që fasada jo vetëm nuk kishte probleme, por përkundrazi qëndronte mjaft mirë edhe estetikisht duke patur parasyh që është rikonstruktuar vetëm pak vite më parë.

Por me sa duket plani ka qenë i mirëmenduar. E kanë prishur vetë në mënyrë që pak kohë më vonë të bëjnë një tender të ri për ta rindërtuar. Kuptohet se në këtë rast një llokmë e mirë e parave do të përfundojnë në xhepat e organizatorëve. Dhe në fakt, tenderi nuk ka vonuar. Organizator është vetë Ministria e Drejtësisë e cila ka hapur procedurën e prokurimit me numër reference REF-63362-06-30-2020. Objekti i tenderit është “Rehabilitimin emergjent i godinës së Ministrisë së Drejtësisë” me fond limit 21.325.600 lekë të reja pa TVSH.

Rezulton se në këtë tender kanë marrë pjesë plot 31 kompani. Ky është një numër mjaft i lartë pjesëmarrësish që mjaft rrallë ose thuajse kurrë nuk vërehet në asnjë procedurë tenderi. Ndoshta për shkak se luhet lek i madh dhe se përfitimet që do të merren janë jo të vogla. Tenderin në fakt rezulton se e ka fituar kompania “INA” shpk me vlerë të ofruar 12.861.691 lekë të reja pa TVSH ose rreth 154 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo kompani ka si administrator dhe ortak të vetëm shtetasin Ferdinand Çaushi.

Por nëse bëjmë një analizë të ofertave të kompanive të tjera, shikojmë se një nga pjesëmarrësit ka ofruar vlerën 11.323.310,40 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 18 milionë lekë të vjetra më pak me TVSH. E megjithatë kjo firmë për habi është skualifikuar. Arsyeja e skualifikimit është mjaft e çuditshme, pasi ndonëse komisioni i vlerësimit konstaton se firma i plotëson të gjitha kriteret, ajo refuzohet pasi është “anomalish e ulët” dhe jo bindëse.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit