JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Vallëzon” leku në Portin e Durrësit, 412 milionë për rikonstruksion të Drejtorisë së Përgjithshme Detare
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22/09/2020 21:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Leku letër qenka kudo, e me sa duket nuk ndalet as në Portin e Durrësit. Jo vetëm që nuk ndalet, por duket se në fakt ia ka “marrë valles” mirë e mirë. E kemi fjalën për një tjetër tender që ka të bëjë këtë radhë më rikonstruksion zyrash.

Procedura e prokurimit mban numrin e referencës REF-67366-07-29-2020 dhe ka për objekt “Rikonstruksioni i Godinës së Drejtorisë së Përgjithshme Detare”. Autoriteti kontraktues është pikërisht Drejtoria e Përgjithshme Detare e cila ka nevojë të rikonstruktojë godinën e saj. Nëse shohim të dhënat e tenderit, mësojmë se tenderi është hapur në datë 30-07-2020 dhe është mbyllur në datë 04-09-2020. Fondi limit është 35,000,000 lekë të reja pa TVSH.

Në procedurë kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani (apo bashkime kompanish), nga të cilat për habi dy prej tyre nuk kanë ofruar fare vlerë ekonomike. Kjo është indicja e parë se tenderi është jo i rregullt, pasi nuk ka asnjë arsye që në një garë ekonomike, 2 nga 3 operatorë pjesëmarrës të futen në garë por të mos paraqesin ofertë. Pyetja që lind është se përse u futën në garë atëherë?

Nga ana tjetër fituesi ka ofruar vlerën 34,988,259 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 412 milionë lekë të vjetra me TVSH, vlerë e cila është sa 99,97% e fondit limit. Kjo është indicja e dytë që ky tender është jo i rregullt, pasi fituesi ka ofruar thuajse të njëjtën vlerë sa fondi limit, që do të thotë se një pjesë e mirë e milionave do të përfundojnë nëpër xhepa.

Por cili është fituesi? Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve ekonomikë “Shendelli“ sh.p.k. në pronësi të Yzedin Bozhaj dhe “METEO“ sh.p.k. në pronësi të Eral Myftaraj.