Benet Beci “fluturon me presh në të pasme”, harxhon 170 milionë për imazh dhe evente në KESH

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.09.2020, 22:12

Jo gjithmonë duhet patur mendja vetëm tek puna, pasi edhe argëtimi ka pjesën e tij të rëndësisë. Sepse pasi lodhen gjithë ditën duke vjedhur paratë e popullit apo duke bërë “lojëra” me tenderat, zyrtarët e lartë të administratës shtetërore duhet të kenë edhe qetësinë e nevojshme që të bëjnë “punën” të nesërmen akoma edhe më mirë. Me pak fjalë që të mbushin xhepat.

Në rastin konkret rezulton se Benet Beci, drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, i “ka rënë më top” milionave që ka në dispozicion. Bëhet fjalë për plot 170 milionë lekë të vjetra me TVSH që në fakt duket se do të shndërrohen në “rrush e kumbulla”. Kështu, nëpërmjet një procedure të hapur – marrëveshje kuadër, me mjete elektronike, me numër reference REF-71832-09-15-2020, KESH Sh.a. ka organizuar tenderin me objekt “"Shërbime në funksion të rritjes së imazhit dhe organizimi i eventeve të KESH sh.a.".

Por çfarë janë këto shërbime në funksion të rritjes së imazhit? Asgjë më tepër sesa axhenda, blloqe, zarfa, broshura, kartolina, lapsa, stilolapsa, çadra, jelëkë, usb, çanta, kapele e madje edhe logim automjetesh. Përveç kësaj në shifrën e fryrë prej 170 milionë lekë të vjetra, përfshihen edhe sallat me qira, tenda, mikrofona, bokse, karrige, kolltuqe, deri tek fotografi dhe kameramani.

Pra shikoni se si veç karrigeve, Benet Beci ka nevojë edhe për kolltuqe ku të vendosë me rehatllik të pasmet për festat që do të organizojë për imazhin e KESH. Ndërsa fotografi dhe kameramani me sa duket shërbejnë që të nxjerrin Benetin sa më bukur në fotografi gjatë këtyre eventeve. E në fakt, meqë jemi këtu, nuk kuptohet se përse duhet edhe fotograf, edhe kameraman. A nuk mund t’i bëjë të dyja i njëjti person? Apo leku letër thuaj. Hajde gëzuar o Benet, mirë e mbarë në festat e KESH-it!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit