Ergys Verdho-s së ARRSH-së, “i fluturon tepeleku”, shpall fituese të tenderit firmën që ofroi gjysmë miliardi më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2020, 22:30

Çudira shqiptare plako! Po, po, mos e zgjat më! Nuk ke se çfarë të thuash më tepër jo vetëm për atë që ndodh çdo ditë në Shqipëri, por edhe në lidhje me tenderat që organizohen. Çudia më e fundit është publikuar ditën e sotme. Rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Ergys Verdho, ka shpallur fituese një firmë e cila ka ofruar gati gjysmë miliardi të vjetra më shumë, se sa njëra nga firmat e tjera pjesëmarrëse!

Por për çfarë bëhet fjalë? Çudia ka ndodhur në tenderin që mban numrin referencës REF-65955-07-20-2020. Objekti i tij është ‘“Përmirësimi i Sigurisë Rrugore në segmentet me rrezik të lartë të rrjetit rrugor kombëtar” me fond limit 208.322.530,50 Lekë të reja pa TVSH. Afati i kontratës është 6 muaj dhe bëhet fjalë për riparimin e 6 segmenteve rrugore, përkatësisht Skurraj – Burrel 36.0 KM, Klos – Bulqizë 17.3 KM, Shupenzë – Peshkopi 25.4 KM, Përmet – Çarshovë 27.8 KM, Bajram Curri – Valbonë 27.0 KM dhe Qafë Mali – Fierzë 57.0 KM.

Në këtë tender kanë marrë pjesë 4 kompani (apo bashkime kompanish), nga të cilat 2 prej tyre kanë ofruar vlerë shumë më të ulët se kompania fituese. Madje njëra prej tyre ka ofruar rreth 437 milionë lekë të vjetra pa TVSH, pra gati gjysëm miliardi lekë të vjetra më pak! Kompania e katërt nuk ka ofruar fare vlerë ekonomike duke përforëcuar akoma më tej dyshimet se gjithçka është e paracaktuar.

Ndërkaq rezulton se firma që u shpall fituese, e ka vlerën e saj të barabartë me 96,96% të fondit limit, një tjetër indicie se tenderi dhe fituesi janë paracaktuar. Kompania që ka fituar tenderin është “JUBICA” sh.p.k. me vlerë të ofruar 2 miliard e katërqind mijë lekë të vjetra me TVSH. Rezulton se administrator dhe pronar i vetëm i kësaj kompanie është Ndoc Kulla. Kjo kompani ka fituar në 6 vitet e fundit një vlerë prej rreth 16 milion euro tendera.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit