Ajo është Gala Aliaj, vetëm një adoleshente, e cila ka triumfuar në “The Voice Kids” në Beligjikë dhe i ka rrëqethur të gjithë me zërin e saj. Shumë e emocionuar dhe “mosbesuese”, vajza shprehet në rrjetin social Instagram se nuk e beson dot që e ka fituar këtë konkurs.
Postimi i Galas:
Vajza adoleshente e artistit shqiptar shumë të dashur nga publiku, Robert Aliajt, shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjikë duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi. Këngët që i dhanë fitoren ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.