Shpërthimi me tritol pranë QSUT/ Dyshimet e para, mesazh kërcënues për Ervin Matën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.05.2020, 10:51

Mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ka patur një shpërthim me tritol mes dy bizneseve, “Hotel Victoria” dhe një lokali bar-kafe.

Informacionet e marra bënë me dije se hoteli është në pronësi të babait të Ervin Matës, biznesmenit që u përfshi në ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-Bllok ku pas muajsh arratie u vetëdorëzua në polici.

Burime për “ABC News” konfirmojnë se hotel “Viktoria” është në pronësi të Luan Matës, babai i Ervin Matës.

Ndërsa pistë kryesore e hetimeve mbetet biznesi i Matës, nuk përjashtohet pista e një konflikti të pronarit të një lokali bar-kafe, ngjitur me hotel “Victoria”, në pronësi të një personi të identifikuar si K. Gozhita.

Pronarët e dy bizneseve janë marrë në pyetje nga policia he rezulton se Gozhita nuk ka patur konflikte të mëparshme me persona të tjerë dhe rezulton pa precedent penal.

Duke marrë shkas nga precedetë të mëparshëm të Ervin Matës, policia dyshon se bëhet fjalë për një mesahz kërcënues për këtë person.

Deri tani kamerat e sigurisë të sekuestruara kanë zbuluar një automjet, targa e të cilit po verifikohet nga ana e policisë.

I pyetur nga policia babai i Ervin Matës, Luan Mata, është shprehur se nuk ka pasur konflikte të mëparshme.

Ndërsa kujtojmë se djali i tij, Ervin Mata ndodhet ende nën hetim për ngjarjen e tetorit të dy viteve të mëparshme të ndodhur në zonën e ish-Bllokut e cila mbetet edhe pistë kryesore e hetimeve për ngjarjen e mbrëmjes së djeshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit