Shpërthimi në hotelin e Ervin Matës/ Autorët nuk zbritën, tritolin e hodhën nga makina!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.05.2020, 09:00

Dje rreth orës 22:40 një shpërthim me tritol tronditi kryeqytetin. Burime për JOQ Albania bënë me dije se shpërthimi ndodhi pranë hotel “Victoria” i cili është në pronësi të babait të biznesmenit, Ervin Mata i cili u përfshi në ngjarjen e bujshme që ndodhi në ish-Bllok.

Detaje të tjera rreth ngjarjes së djeshme janë bërë publike nga Policia. Sipas tyre tritoli ishte hedhur në një rrugicë mes hotelit të Ervin Matës dhe një lokali, ndërsa ka dëmtime materiale tek të dyja objektet. Lajmi i mirë është se nuk raportohen të plagosur.

Kujtojmë se biznesmeni Ervin Mata u vetëdorëzua në Polici më 2 Mars 2019 pasi prej 6 muajsh kërkohej nga autoritet për vrasjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku pas një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Mata në dëshminë e tij në polici mohoi të ketë qëlluar me armë. Ndërsa fshehjen për gati 6 muaj, e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar.

Mësohet se lokali afër hotelit të Matës, ishte në pronësi të shtetasit Klevis Gozhita.

Ndërsa sipas informacioneve të siguaruara nga Report Tv mësohet se në rrugicën ku ndodhi shpërthimi me tritol, në cepin anësor të hotelit "Victoria" që e zotëron familja e Ervin Matës, nga hyrja e rrugës kryesore, autorët shkuan me makinë, nuk zbritën, por nga dritarja e saj hodhën tritolin, i cili shpërtheu pas 4 minutash.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit