Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur Laçin. Ngjarja ndodhi përpara sheshit të një hoteli në afërsi të kryqit të Gjormit.
Një person i paidentifikuar qëlloi drejt disa personave ndërsa mësohet se edhe shtetasi që mbeti dje i plagosur, Paulin Gjergji, 53-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Viktimë nga ngjarja ka mbetur edhe biznesmeni Bujar Lika (Hasani) ndaj të cilit u krye atentati.
Një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është shtetasi 21-vjeçar, Kreshnik Tusha ndërsa nuk ka ende informacione për gjendjen e tij.
Po ashtu dyshohet se i plagosur ka mbetur edhe vetë autori.