I mbijetoi dy luftrave botërore, burri më i vjetër në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë së tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2020, 01:48

Një gjyshi nga Rumania i është dhënë titulli i "burrit më të vjetër në botë".

Dumitru Comanescu, 111-vjeç e 203 ditë, trashëgoi këtë titull pas vdekjes së burrit britanik Bob Weighton, i cili ndërroi jetë në moshën 112-vjeçare si pasojë e kancerit.

Comanescu lindi më 8 nëntor të vitit 1908 në Provita de Jos, komuna Draganeasa, në qarkun Prahova.

111-vjeçari, i cili jeton në një qendër të përkujdesit për të moshuarit në Bukuresht, tha:

Ndihem i nderuar dhe i bekuar që jam zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë dhe për faktin se përfaqësoj vendin tim Rumaninë! Është e pabesueshme për mua!

Ai tha se sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte dashuria e gruas së tij, djemve, nipërve, mbesave, stërnipërve dhe stërmbesave, të cilëve iu ka uruar që të jetojnë më shumë se ai.

Comanescu u diplomua në universitet në 1933 dhe punoi si ixhinier bujqësor dhe në patologjinë e bimëve për 70 vjet.

Ai ka jetuar përmes një periudhe të pabesueshme momentesh historike, përfshirë të dy luftërat botërore, diktaturat e shumta ushtarake rumune, si dhe pushtimin e Rumanisë nga Bashkimi Sovjetik nga viti 1944 deri në 1958.

Comanescu ishte shpallur njeriu më i vjetër rumun i Bukureshtit në shkurt të këtij viti dhe iu dha rreth 1046 euro, si dhe një medalje nderi si homazh për jetën e tij.

Statusi i tij si burri më i vjetër në botë është konfirmuar edhe në Librin e Rekordeve Guinness.

Personi i verifikuar më i moshuar në botë që ka ekzistuar ndonjëherë ishte Jeanne Calment nga Franca, e cila lindi në 1875 dhe vdiq në 1977, duke jetuar 122 vjet e 164 ditë.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit