Fredi i “1 milion eurove”: Rama, më pranë se kurrë fitimit të mandatit të tretë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2020, 00:33

Ish-deputeti socialist, Alfred Peza, dikur gazetar, e tashmë "servil" i Rilindjes jo vetëm në çdo studio televizive të mundshme, por edhe në portalin e tij, vijon të bëjë atë që di të bëjë më mirë.

Fredi i "1 milion eurove" të cilat sot e kësaj dite ende s'i ka justifikuar, ka shkruar në një artikull të postuar në median e tij online se Edi Rama është më pranë se kurrë marrjes së një mandati të tretë.

Me superlativa ndaj liderit suprem, Fredi thotë ndër të tjera se kjo mundësi është aq e madhe, sa i jep jehonë reale këtij diskutimi.

Duke vijuar me "servilizmin", ish-deputeti i "Rilindjes" thotë se për mandatin e tretë të Ramës flitet edhe brenda vetë opozitës, pasi sipas tij është një ipsion që ka fituar kaq shumë qytetari.

Këto janë nga konstatimet e Pezës në shkrim, botuar në Alpenews ose ndryshe Alfred Peza News:

“Nuk është folur kurrë kaq shumë përgjatë mandatit të dytë të një qeverie, në këto 23 vitet e fundit, sesa për mandatin e tretë të Kryeministrit Edi Rama. Nga 1997 e deri sot, mazhorancat kanë qenë 8 vjeçare, me nga dy mandate secila. As në 2005, kur mbaroi mandatin e dytë PS dhe as në 2013 kur e mbaroi mandatin e dytë PD, nuk është folur sa tani, për mandatet e treta të Nanos apo Berishës. Kjo tregon se, kurrë nuk kemi qenë më pranë kësaj mundësie sa tani, në epokën post komuniste.

E para, kjo gjë përflitet kaq shumë, sepse duket që ka një propabilitet të lartë që të ndodhë. Dhe kjo ndihet jo vetëm thjeshtë brenda gardhit të mazhorancës, por edhe brenda vetë opozitës. Ndaj, edhe është një opsion që ka fituar kaq shumë qytetari.

E dyta, tradita e fitores së tre, katër e ndoshta ndonjëherë edhe më shumë mandateve qeverisëse radhazi, është një praktikë normale e historisë së demokracive perendimore. Por jo e demokracive funksionale të ish lindjes komuniste. Aq më pak të Ballkanit dhe Shqipërisë. Me përjashtim të periudhave autoritariste të fqinjëve, cilat më pas përfunduan si mos më keq, për pushtetmbajtësit.

Kjo e bën akoma edhe më interesante, diskutimin e kësaj teme në Shqipëri, duke i dhënë zë një debati që do vijë me siguri duke u rritur përgjatë këtij viti kalendarik, derisa të shkojmë në zgjedhjet e reja në 2021. Sepse mundësia është aq e madhe, sa i jep jehonë reale, këtij diskutimi”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit