Veliaj s’ndalet së mashtruari, merr videon e “Critical Mass Tirana” dhe e shet si arritje të Bashkisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2020, 22:39

Për të bërë propagandë, Erion Veliaj është gati të puthet edhe me Djallin, dhe këtë gjë e di shumë mirë një Tiranë e tërë.

Jo vetëm kaq, por kryebashkiaku i Tiranës ka arritur deri në atë fazë sa të përdorë për propagandë edhe aktivitete të ndryshme të organizuara nga organizata apo lëvizje të pavarura, pa marrë autorizimin e tyre, apo duke i shitur këto aktivitete si arritje të pushtetit lokal.

Rasti më i fundit është një video e publikuar në rrjetet sociale nga Veliaj, të cilat ky i fundit i ka mjetin 'efikas' propagandistik.

Në video, shihet një aktivitet i organizuar nga lëvizja "Critical Mass Tirana", ku shihen disa të rinj çiklistë që janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, të cilët kanë respektuar distancimin social.

Mirëpo, kjo video është marrë nga Veliaj, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në Instagram, duke i bërë dhe 'tag' "Critical Mass Tirana", e cila është një lëvizje që synon rritjen e ndërgjegjësimin mbi sigurinë e përdoruesve të biçikletave.

Por, e gjithë kjo duket se ka ndodhur pa pëlqimin dhe autorizimin e "Critical Mass Tirana", pasi kjo lëvizje ka publikuar një reagim së fundmi ku shpreh distancimin nga çdo lloj promovimi që u ka bërë 'tag' Erion Veliaj.

Critical Mass Albania e cilëson këtë veprim të Veliajt si një përpjekje të dobët të kryebashkiakut për të marrë merita apo propaganduar eventin si arritje të pushtetit lokal.

Lëvizja ka paralajmëruar se nëse postimi i materialeve të tyre nuk shoqërohet me informacion të "Critical Mass Tirana", ashtu siç ka bërë Veliaj, postimi do të jetë subjekt i raportimeve.

Reagimi i plotë i Critical Mass Tirana:

NE SI LËVIZJE, DISTANCOHEMI NGA CDO LLOJ PROMOVIMI I CILI ËSHTË DUKE NDODHUR NË DITËT E SOTME, DUKE KRIJUAR MES NDJEKËSVE TANË NJË NDJENJË MOS INFORMIMI.

ÇDO POSTIM I MATERIALEVE TË LIDHURA ME LËVIZJEN, DUHET TE SHOQEROHET PATJETER ME INFORMACION TË CRITICAL MASS TIRANA, PËRNDRYSHE DO TË JETË SUBJEKT I RAPORTIMEVE DHE NUK DO TË SHIHET SI PËRKRAHJE E LËVIZJES.

Critical Mass është një lëvizje shoqërore, e pa formalizuar në format tipike të shoqatave, organizatave apo bizneseve.

Nuk ka një hierarki të përcaktuar, që do të thotë se nuk ka një lider apo një person që është përgjegjes për grupin.

Critical Mass eshte nje levizje per te rritur ndergjegjesimin mbi sigurine e perdoruesve te bicikletave. Levizja distancohet nga cdo postim qe do shihni me tag "Erion Veliaj", ne nje perpjekje te dobet per te marre merita apo propaganduar eventin si arritje te pushtetit lokal. Levizja jemi ne, trafiku jemi ne.

Videoja origjinale:

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit