Prototipi i anijes SpaceX shpërthen gjatë testimit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30.05.2020, 21:53

Prototipi i SpaceX për raketën tjetër, Starship, shpërtheu të Premten ndërsa i nënshtrohej testeve në jug të Teksasit. Prototipi nuk ka lidhje me raketën Falcon 9 e cila, do të marrë dy astronautë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar sonte.

Kompania hapësinore e Elon Musk shpresonte të ngrinte në fluturim e anijes “Starship” për herë të parë, por orari është shtyrë për shkak të shpërthimit, i cili u zhvillua në vendin e provës së kompanisë.

Raketa Starship është krijuar për të transportuar njerëz dhe 100 tonë ngarkesë në Hënë dhe Mars.

Siç shihet në faqen e internetit e “Nasa Spaceflight”, automjeti shpërtheu duke lënë pas një shtëllungë tymi të madhe. Nuk ka asnjë informacion nëse ka dëmtime në njerëz nga shpërthimi.

Është hera e dytë që kompania do ta provojë misionin, pasi e ka ndaluar herën e fundit për shkak të motit të keq.

Përpjekjet për të hequr raketën nga toka në mënyrë të sigurt u penguan të Mërkurën.

Doug Hurley dhe Bob Behnken ishin dy Amerikanët e përzgjedhur për nisjen historike dhe janë dy nga astronautët më me përvojë të NASA-s.

Ekipi i SpaceX dhe NASA do të duhet të presë derisa Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor të kthehet në pozicionin e duhur orbital për të lëshuar raketën.

Burimi:LADBible| Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit