Konfirmohet vdekja e të miturit në Vlorë, KSHH: Trupi i pajetë qëndroi për minuta të tëra në gropë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2020, 21:06

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Vlorë, ku një i mitur gjeti vdekjen pasi u përplas nga një skrep teksa ishte duke punuar për hapjen e një grope që do të shërbente për ndërtimin e një parkimi privat.

Policia njoftoi se viktima ishte 25-vjeç, mirëpo dëshmitarët e së fundmi Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSHH) kanë përgënjeshtruar informacionin zyrtar, duke bërë me dije se punëtori që vdiq ishte vetëm 17 -vjeç.

Përmes një reagimi, KSHH deklaron se i mituri humbi jetën për shkak të mungesës së sigurisë teknike. Ai u godit për vdekje nga skrepi i një fadrome dhe ndërroi jetë në vend.

Sipas KSHH, trupi i pajetë i të miturit ka qëndruar për minuta të tëra në gropë, ndërkohë që theksohet se kanë qenë mediat që kanë njoftuar policinë dhe qytetarit.

Reagimi i plotë:

Pasiguria ‘në punë vret’ dhe në pandemi shteti hesht! Një 17 vjeçar në Vlorë ka humbur jetën në një aksídent në punë në qytetin e Vlorës për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.

17 vjeçari ka qenë duke punuar në një gropë kur është goditur nga skrepi i një fadrome dhe ka humbur jetën në vend. Trupi i pajetë ka qëndruar për minuta të tëra, ndërkohë kanë qenë mediat që kanë njoftuar policinë dhe qytetarët.

Në Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shprehim ngushëllime familjes dhe kërkojmë që policia dhe prokuroria të nisin një hetim.

Ky është një aksídent për shkak se drejtuesit e firmës që po kryen punime nuk kanë respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.

Sektori i ndërtimit po konkurron me galeritë e vdekjes minierat sa i përket punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.

Inspektoriati Shtetëror i Punës prej vitesh është në drejtim të paditur dhe siguria e jeta e punëtorit shqiptar është në mëshirë të fatit.

Stop pasigurisë në punë, jeta e punëtorit shqiptar është shenjtë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit