Familja e George Floyd kanë bërë thirrje që ish oficeri i policisë Derek Chauvin të akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Pamjet shqetësuese tregojnë Chauvin që i ka vënë njërin gju në qafën e Floidit ndërsa përpiqej ta arrestonte, pavarësisht kërkesës së Floyd që ta lëshonte se nuk po merrte dot frymë. Pas disa minutash, Floyd humbi ndjenjat dhe nuk arriti dot të jetonte edhe pse erdhi ambulanca për ta shpëtuar.
Katër oficerët e përfshirë në arrestimin e tij janë pushuar nga puna ndërsa dje , Chauvin u arrestua dhe u akuzua për vrasje dhe vrasje të shkallës së tretë. Nuk janë caktuar kushte për lirimin e Chauvin-it dhe ankesa penale e ngritur kundër tij nuk tregon nëse Chauvin do të lirohet me kusht. Megjithëse ishin katër oficerë të përfshirë në arrestimin e Floidit, vetëm Chauvin është akuzuar për vrasje. Si dhe duke ndryshuar akuzën e vrasjes së Chauvin në shkallën e parë, familja beson se tre oficerët e tjerë gjithashtu duhet të arrestohen. Vrasje e shkallës së tretë nënkupton se një shkelës nuk do të donte të vriste viktimën, por personi vdiq si rezultat i rrethanave. Kjo akuzë tregon se Chauvin nuk kishte ndërmend të vriste Floidin, por vdekja e tij ishte rezultat i "aktit të rrezikshëm" të Chauvin për të gjunjëzuar në qafë dhe duke e penguar atë të marrë frymë.
Dokumentet shtetërore që shpjegojnë akuzën e Chauvin shkruajnë:
Avokatja e Qarkut Hennepin, Mike Freeman ka thënë se parashikon të ketë më shumë akuza, si kundër Chauvin ashtu edhe potencialisht kundër tre oficerëve të tjerë, pasi hetimi për vdekjen e Floyd-it vazhdon.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati:JOQ-Albania