Shkon në 2 bilanci i viktimave për ditën e sotme në Vlorë. Pasi një 17-vjeçar gjeti vdekjen në vendin e punës pasi e zuri skrapi, këtë pasdite është regjistruar një tjetër jetë e humbur.
Një burrë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ballkonin e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë.
63-vjeçari jetonte i vetëm dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë atë t’i jepte fund jetës.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç.
Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.