Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në kantierin ku po ndërtohet një hidrocentral në Tropojë.
Raportohet se një punëtor ka mbetur i plagosur, pak pasi kishte përfunduar punën.
50-vjeçari i plagosur është dërguar me helikopterin e urgjencës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, punëtorin e ka zënë poshtë një sasi e madhe inertesh që po derdhej.
Si pasojë e këtij incidenti, ai ka marrë plagë të mëdha në trup.
50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije,ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.