“Izolim absurd i tejzgjatur”/ Mjeku thirrje kolegëve: Mos ndillni panik me “ëndrra epidemike”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2020, 20:00

Vendimi i qeverisë për të zgjatur izolimin për shkak të Covid-19, ka shkaktuar reagime të shumta.

Një prej tyre është edhe mjeku Gëzim Xhepa, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale deklaron se qeveria, për shkak të mos arritjes së glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti një izolim absurd të tejzgjatur, po haliçunon për rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Ai iu drejtohet edhe kolegëve të tij, të cilëve iu thotë se po ndjellin panik, duke parë ëndrra epidemike, për pasoja që virusi nuk i prodhoi as në stinën e tij.

Mjeku hedh poshtë tezën e kolegëve të tij dhe qeverisë, në lidhje me atë që u pretendua se izolimi pengoi në përhapjen e virusit.

Xhepa e mbyll postimin e tij me një thirrje drejtuar autoriteteve, të cilave iu kërkon që t'i lënë rehat shqiptarët në këtë hall që u ka rënë për pjesë.

Reagimi i plotë:

Qeverinë e zhgënjyer në mos arritjen e glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti pasoja të një izolimi absurd të tejzgjatur, e kuptoj që haluçinon për rritje numri të sëmurësh dhe valë e piqe COVIDI!

Por kolegë që ndjellin panik duke parë ëndra epidemike drastike të një gripi në verë me pasoja që virusi nuk i prodhoi dot as në stinën e tij sinqerisht nuk i kuptoj! Duke dashur me gjithë shpirt t’ja lë barrën e krimit panikndjellës, këndvështrimit superficial profesional mbi pseudopandeminë… dhe jo dashakeqësisë për të terrōrizuar një popull në pikun e krizës psiko-sociale, ekonomike dhe shëndetësore!!

Ju të nderuar kolegë që pretendoni se pas bishtit të një epidemie vjen vala dhe piku, ju që në infantilitet profesional pretendoni se izolimi ka penguar shfaqjen e egërsisë të një virusi që, që kur lindi lindi i dobët. ju që praninë e virusit në depistime rastësore në target e barazoni me prezencën e sëmundjes…, JU LUTEM LIRENI TË QETË KËTË POPULL NË FATKEQËSINË QË I KA RËNË PËR PJESË…

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit