Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, sekuestrohen makina luksoze, bizhuteri të shtrenjta dhe 250 mijë euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2020, 19:31

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh, e cila akuzohet për kryerjen e një sërë grabitjesh në veri të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se gjatë aksionit janë sekuestruar makina luksi, armë, me qindra mijë euro, të cilat janë përfituar nga grabitja e banesave në Milano.

Aksioni policor nisi në orët e para të mëngjesit të 29 majit dhe u shtri në provincën e Milanos, Monza dhe Brianza.

Raportohet se në prangat e policisë kanë përfunduar 10 persona, të gjithë me origjinë shqiptare.

Po ashtu, bëhet me dije se pesë persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve të kryera nga policia italiane, rezulton se paratë e vjedhura investoheshin në sektorin turistik në Shqipëri.

Mësohet se karabinierët kanë sekuestruar 250 mijë euro cash, 7.5 kilogram ar, orë të shtrenjta dhe sende të çmuara (259 prej orëve dhe bizhuterive ishin nga marka shumë të shtrenjta).

Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy makina luksoze Audi Rs3 dhe Rs4, me targa të klonuara, dy pushkë, 4 pistolete, mjete që përdoreshin për grabitjen dhe zbulues metalesh.

Burimi: Fivedabliu.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit