Po bënte një eksperiment për shkollën, 10-vjeçari digjet rëndë nga përzierja kimike që krijoi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.05.2020, 18:41

Një ngjarje e rëndë është shënuar dy ditë më parë në Torino të Italisë. Një djalë 10-vjeçar, ka pësuar djegie të shkallës së tretë, pasi ishte duke kryer një eksperiment të shkollës në garazhin e shtëpisë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, ai po bënte një eksperiment të vogël shkencor për shkollën kur diçka nuk shkoi mirë.

Me iniciativën e tij, ai krijoi një përzierje me sodë buke, rërë, sheqer dhe alkool për të krijuar të ashtuquajturin 'gjarpërin faraon', një përzierje kimike, udhëzimet e të cilit gjenden në mësimet në internet dhe të cilat ai dhe nëna e tij kishin provuar më parë.

Teksa ai i vendosi flakën me një çakmak, zjarri u bë shumë i madh, duke e djegur djaloshin. Karabinierët gjetën në vendngjarje fletoren me udhëzimet për eksperimentin.

Në shtëpi me të ishte nëna që ngriti alarmin dhe i dha atij ndihmën e parë.

Fëmija u transportua me ambulancë në spitalin Regina Margherita me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 70% të trupit (pjesa e sipërme). Gjendja e tij është e rëndë edhe pse ai kurrë nuk e humbi vetëdijen.

Dje u konstatua se djegiet ishin në 57% të trupit (kokë, qafë, kraharori para dhe mbrapa etj)

Fëmija ndjek shkollën fillore Don Milani në Piazza Neruda. Sidoqoftë, sipas hetuesve, mësuesit nuk janë plotësisht të lidhur me atë që ndodhi.

Burimi: TorinoToday | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit