Një ngjarje e rëndë është bërë me dije ditën e sotme.
Një 65-vjeçar ka përdhunuar një 15-veçare në një shkollë të Tiranës.
Ai kishte filmuar aktin seksual, e më pas ua kishte shpërndarë tre të rinjve të tjerë, të cilët nëpërmjet videos që dispononin i bënin presion të miturës të kryente marrëdhënie me ta.
I moshuari e torturonte 15-vjeçaren vazhdimisht duke i thënë se do ia shkruante emrin në muret e shkollës.
Sipas burimeve për Fax, i moshuari punonte si roje në një shkollë në Kamëz, ndërsa vajza ishte nxënëse aty.
Dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar jo vetëm për për opinionin publik, por edhe për ministrinë e Arsimit.